AKB: Qeveria duhet të hartojë një strategji kundër varfërisë përmes mbështetjes së sektorit privat

Prishtinë | 26 Gus 2024 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Bordi Drejtues i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka diskutuar për investimet në veri të vendit dhe mungesën e investimeve strategjike që po e rritë varfërinë në Kosovë.

Përmes një njoftimi për media, Bordi i AKB-së mbështet iniciativat e bizneseve kosovare për të investuar në veri si e vetmja mënyre për të integruar atë pjesë dhe ata banorë që jetojnë atje, ndërsa shprehin shqetësimet për raportin e fundit për renditjen e Kosovës si vendin më të varfër në Ballkanin Perëndimor.

 “Qeveria e Kosovës duhet të hartojë një strategji kundër varfërisë përmes mbështetjes së projekteve të sektorit privat si shpëtim I ekonomisë kosovare, armë më e fortë kundër varfërisë është mbështetja e projekteve dhe programe që bizneset mund t’i zhvillojë në Kosovë. Agim Shahin kryetar I AKB-së tha se raporti I fundit Kosovën e rendite më të varfër në Ballkanin Perëndimor e të dytë në Evropë tregon sa keq jemi më pozitën e sektorit privat dhe se ambienti biznesor duhet të përmirësohet urgjentisht në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme