AKB: Rënia ekonomike, më e madhja në 10 vitet e fundit

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), përmes një postimi në facebook ka thënë se Kosova ka pësuar rënien më të madhe të GDP në 10 vitet e fundit.

Sipas tyre është paralajmëruar se rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë rreth 3%, dhe kjo vjen si pasoj e ndaljes së investimeve kapitale dhe mos realizimit të buxhetit qe tregon më se miri se balanci bankar i Kosovës në këtë krizë është mbi 700 milionë euro.

Postimi i plotë:

Kosova ka pësuar rënjen më të madhe të GDP në 10 vitet e fundit e sidomos nga ajo sa ishte në viti 2021 e cila ishte mbi 10% , edhe pse si AKB kemi paralameruar në fillim të vitit që rritja ekonomike për 2022 do të jetë rreth 3%, dhe për fat të keq paralajmerimet e AKB-së nuk janë morë parasysh si paralajmerim i saktë dhe kjo vjen si pasoj e ndaljes investimeve kapitale dhe mos realizimit të buxhetit qe tregon më se miri se balanci bankar i Kosovës në këtë krizë është mbi 700 millionë euro ndërsa në anën tjeter jemi në një krizë ekonomike, e cila po prodhon efekte negative në aspektin ekonomik dhe social të shoqërisë kosovare.

Të njëjtit kohë kemi kërkuar si AKB që të ndërmerren masa për zbutjen e efektit të inflacionit dhe ndikimit në rritjen ekonomike, qysh në muajin mars të vitit 2022, duke redukuar TVSH, heqjen e akcizes në disa produkte-derivate të naftes, rritja investimeve kapitale publike dhe pako shoqeruese në mbeshtetje të ekonomisë vendore.

Të ngjashme