Akili kalon në finale, Nora e Distria mposhten në gjysmëfinale

Prishtinë | 16 Dhj 2023 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Medalistja e artë Olimpike e Kosovës, Nora Gjakova, ka arritur të shkojë në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të Xhudos së Hapur që po mbahet në Prishtinë.

Ajo në çerekfinale mposhti me Wazari sllovenen Kaja Kajzer.

Akili kalon në finale, Nora e Distria mposhten në gjysmëfinale

Akil Gjakova është kualifikuar në finale të Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos që po mbahet në Prishtinë.

Ai e mposhti në gjysmëfinale moldavin Petru Pelivan me Ippon.

Në finale, Gjakova do të përballet me fituesin e duelit Lasha Shavdatuashvilit dhe Manuel Lombardos.

Nora Gjakova mposhtet në gjysmëfinale, për pozitën e tretë lufton me Distria Krasniqin

Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova ka humbur në gjysmëfinale nga gjeorgjiania Eteri Liparteliani.

Krasniqi në gjysmëfinale u mposht nga gjeorgjiania me wazari.

Tani, ajo për vendin e tretë do të luftojë me Distria Krasniqin.

Distria Krasniqi mposhtet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën

Distria Krasniqi është mposhtur në gjysmëfinale nga izraelitja Timna Nelson.

Krasniqi në gjysmëfinale u mposht me Wazari nga Nelson.

Tani, ajo do të luftojë për medaljen e bronztë ku do të ballafaqohet me humbësen e gjysmëfinales tjetër.

Cena mposhtet në çerekfinale nga xhudisti italian

Xhudisti nga Kosova, Dardan Cena, është mposhtur në çerekfinale nga italiani Manuel Lombardo.

Cena u mposht me ippon nga Lombardo, ku medaljen tashmë do ta kërkojë në repesazh.

Në gjysmëfinale të Kampionatit të Hapur Evropian deri tani kanë arritur Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova.

Akili i bashkohet Norës dhe Distrisë në gjysmëfinale

Akil Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit të Hapur Evropian që po mbahet në Prishtinë.

Ai e mposhti xhudistin nga Azerbejxhani, Hidayat Heydarovin me wazzari.

Gjakova në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e duelit mes Petru Pelivanit nga Moldavia dhe Jahja Nurkoviqit nga Mali i Zi, duke iu bashkuar kështu dy xhudisteve nga kosova, Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit.

Distria e mposht bullgaren për 7 sekonda, kalon në gjysmëfinale

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionati i Hapur i Xhudos që po mbahet në Prishtinë për vetëm 7 sekonda.

Krasniqi e mposhti bullgaren Ivelina Ilieva me ippon në çerekfinale.

Ajo në gjysmëfinale do të përballet me izraeliten Timna Levy.

Dardan Cena, në çerekfinale të Evropianit të Xhudos

Dardan Cena arriti në minutat shtesë të fitojë me Ippon kundër xhudistit gjerman Igor Wandtke.

Me këtë fitore, Cena shkon në çerekfinale.

Evropiani i Xhudos: Akil Gjakova kalon në çerekfinale

Akil Gjakova arriti në çerekfinale të Kampionatit Evropian të Xhudos së Hapur që po mbahet në Prishtinë, pasi mposhti austriakun Lukas Reiter.

Fitoren Gjakova e arriti në “minutat e artë”, pasi në kohën e rregullt asnjëri nga garuesit nuk arriti të fitonte.

Ndërkohë, në hapje të kampionatit u zhvilluan luftërat në kategorinë 73 kg.

Akili e kaloi pengesën e parë, duke fituar edhe këtë garë me dënime në kohën shtesë ndaj kroatit Robert Klacar.

Po ashtu, edhe Nora Gjakova e kaloi pengesën e parë pasi e mposhti finlandezen Pihla Matikainen.

Nora në çerekfinale do të përballet me sllovenen Kaja Kajzer.

Edhe Dardan Cena e nisi me fitore Evropianin e Hapur.

Ai realizoi dy hedhje ndaj Valtteri Olinit të Finlandës dhe fitoi me Ippon.

Të ngjashme