Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) ka organizuar takimin e radhës të “Komitetit Ndërministror”, raporton Ekonomia Online.
U.d. Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Avni Ahmeti, theksoi se lansimi i platformës për regjistrimin online të adresës zyrtare përmes eKosovës tashmë po funksionon me sukses, duke mundësuar mbi 750 mijë qytetarëve deklarimin e adresës pa vizita në sportele.
Ai shtoi se deri në fund të vitit pritet të arrihet një numër edhe më i madh përdoruesish.
“Me këtë arritje të muajve të fundit është edhe lansimi i platformës për regjistrimin e adresës zyrtare të vendbanimin përmes E-Kosovës, kjo nismës tashmë është funksionale dhe mundëson qytetarëve të regjistrojnë adresën e tyre zyrtare online pa pasur nevojë të shkoj në sportelet e zyrave katastrale, deri tani përmes kësaj platformë deklarimin i adresës zyrtare kanë bërë mbi 750 mijë qytetarë të vendit dhe kjo besoj sipas dinamikës deri në fund të vitit do të arrijmë një numër të konsiderueshëm”, ka thënë Ahmeti.
Kujtim Mustafa nga Agjencia Kadastrale e Kosovës tha se Gjeoportali Shtetëror dhe Gjeoportali për Infrastrukturë Kombëtare të Informacionit Hapësinor (IKIH) mundësojnë publikimin dhe shpërndarjen e të dhënave sipas standardeve të INSPIRE, duke përdorur shërbimet ËMS dhe ËFS.
“Mundësia e publikimit të të dhënave dhe përdorimi i shërbimeve sipas Aneksit I, II dhe III. Mundësia e qasjes nga institucionet që prodhojnë të dhëna gjeohapësinore sipas anekseve. Shpërndarja e informacioneve të këtyre institucioneve për përdoruesit fundorë dhe profesionistët e fushës. Implementimi në tërësi i direktivës INSPIRE. Mundësia e përdorimit të shërbimeve ËMS dhe ËFS për të dhënat, nga GeoNetwork. Sdidat akuale që instiiconet të bëjën koordinimin dhe problemin e konvertimin e te dhënave aktuale institucional bazuar në direktivës ISPIRE, duhet të bëhet para publikimit.
Arianit Buçaj nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës ka prezantuar mandatin dhe njohjen ligjore të formalizimit të të drejtës pronësore.
Gjatë prezantimit u paraqit struktura ligjore, përfshirë Rregulloren (QRK) Nr. 18/2023 për trajtimin e informalitetit, si dhe roli i Bordit Mbikëqyrës, i cili përbëhet nga pesë anëtarë dhe mbikëqyr punën dhe politikat strategjike të AKKVP-së.
“Agjenci e pavarur, e themeluar sipas nenit 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosoves. Perveç mandatit të saj kryesor, të percaktuar me Ligjin për Themelimin e AKKVP-së, Nr. 05/L-010, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L-052, Agjencia ka trashëguar gjithashtu një pjesë të përgjegjësive dhe detyrave nga ish-Drejtoria për Gështje të Pronësore dhe Banesore (DÇPB) si dhe nga ish-Agjencia Kosovare e Pronës (AKP). STRUKTURA LIGJORE, LIGJI NR.05/L-010 (ligji bazik) LIGJI NR.08/L-052 (ndryshim plotësimi i ligjit) Trajtimi i Informalitetit. RREGULLORE (QRK) Nr. 18/2023. Për procedurat e trajtimit të Informalitetit. Përbëhet nga pesë anëtarë, tre (3) ndërkombëtarë dhe dy (2) vendorë, të emëruar sipas legjislacionit ne fuqi. Bordi ka mandat të mbikëqyrë punen dhe politikat strategjike të AKKVP-së, dhe të ofroje udhëzime për orientimin e përgjithshem institucional. Bordi perjashtohet nga proceset në të cilat Komisionet e AKKVP-së marrin vendimet e tyre. Sekretaria Ekzekutive është organi ekzekutiv dhe administrativ і AKKVP-sẽ, përgjegjës per zbatimin e mandateve ligjore, përpunimin e rasteve, dhe zbatimin e vendimeve të Komisioneve. Ajo udhëhiqet nga Drejtori/ja i/e Sekretarisë Ekzekutive, ile cilila raporton drejtpërdrejt te Bordi Mbikëqyrës dhe, në përputhje me ligjin, edhe para Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe komisioneve përkatëse parlamentare. Komisionet vendimmarrëse veprojnë në mënyrë të pavarur në kuadër të mandatit ligjor të AKKVP-së dhe mbështeten nga Zyra Mbështetëse e Komisioneve për realizimin e funksioneve të tyre. Është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen e kërkesave të paraqitura për njohje ligjore të të drejtave joformale pronësore, të pakontestuara dhe legjitime, për pronën e paluajtshme, të bartura ndërmjet palëve përmes transaksioneve joformale para 24 marsit 1999, bartja formale e të cilave është ndaluar nga legjislacioni diskriminues apo për të cilat dokumentet e kërkuara për regjistrim në sistemin kadastral të Kosovës nuk ekzistojnë. KKP përbëhet nga tre (3) anëtarë: një i emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pas propozimit të Kryetarit të Gjykatës Supreme dhe dy (2) anëtarë ndërkombëtarë të emëruar nga PSBE, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Misioni Është të sigurojë njohje ligjore dhe formalizim të të drejtave pronësore mbi pronat e paluajtshme në Republikën e Kosovës, përmes proceseve të bazuara në ligj, transparencë, paanshmëri dhe integritet. Agjencia synon të garantojë siguri juridike, të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve pronësore dhe të mbrojë të drejtat legjitime të qytetarëve përmes vendimmarrjes së drejtë dhe të argumentuar. Vizioni është të jetë një institucion modern, i besueshëm dhe plotësisht i integruar në sistemin e trajtimit të të drejtave pronësore në Kosovë, duke vendosur standarde të larta të profesionalizmit dhe efikasitetit. Agjencia aspiron të jetë një pikë referimi për zgjidhjen e çështjeve pronësore, të mbështesë zhvillimin socio-ekonomik përmes sigurisë së të drejtës pronësore dhe të kontribuojë në krijimin e një sistemi të drejtë, transparent dhe funksional për të gjithë qytetarët. Në raste te veçanta, kur parashtruesi i kërkesës pretendon transaksionin joformal vetëm mbi një pjese të pronës, Agjencia do te kryeje ekspertize gjeodezike përkatëse”, ka prezantuar ai.
Idriz Gashi nga Ministria e Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural prezantoi raportin e punës së grupit për komasacion, duke theksuar të dhënat kryesore mbi tokën në Kosovë si dhe sfidat kryesore.
“Sipërfaqja e tokës gjithsej është 512,000.29 ha. Ekonomitë Bujqësore në Kosovë shfrytëzojnë gjithsej 420,327 ha tokë bujqësore (viti 2021). Numri i Ekonomive Bujqësore në Kosovë: 130,775. Një Ekonomi Bujqësore në Kosovë kultivon mesatarisht 3.2 ha tokë bujqësore. Statusi i pronës së tokës, Pronë private: 88% e tokës, Pronë shoqërore: 12%. E privatizuar: 30,088.00 ha e mbetur për t’u privatizuar: 23,777.00 ha. Të dhëna kadastrale, 460,000 pronarë, 2.3 milion parcela (ngastra), 1,300 zona kadastrale. Sfidat kryesore për shfrytëzimin e tokës përfshijnë humbjen e tokës bujqësore nga ndërtimet e paplanifikuara urbane, fragmentimin ekstrem të tokës në shfrytëzim, pronësi dhe ekonomi familjare, si dhe konsolidimin e papërfunduar të tokave (RPT) nga vitet 1983–1989. Po ashtu, sfida mbetet administrimi, menaxhimi dhe privatizimi i tokës bujqësore, mungesa e informacionit dhe transparencës në veprimtarinë e tregut të tokës, të dhënat jo të plota dhe të paazhurnuara mbi pronësinë, si dhe sistemi i dobët i administrimit të tokës. Ndotja industriale paraqet rrezik të vazhdueshëm për tokën bujqësore, e cila kërcënohet nga ndotja e ujit dhe dheut, ndërsa planifikimi i përdorimit dhe shfrytëzimi jo i qëndrueshëm i tokës bujqësore e thellojnë më tej këtë situatë. Politika e MBPZHR-së synon t’i adresojë këto probleme në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, komunat dhe palët tjera të interesit” potencoi Gashi.
