AKP-ja heq nga shitja tokën në Zonën Industriale

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 17:15 | Nga

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka shtyrë shitjen e Njësisë Nr 54 tokë në zonën industriale.

Ky aset ishte tenderuar për t’u shitur përmes shitjes së aseteve përmes likuidimit nr.33. Njësia nr. 54  , që do të mbahet me datë 28 qershor 2017.

Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.33 do të jetë dita e mërkurë, 21 qershor 2017.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 28 qershor 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme