AKP-ja miraton raportin e shpërndarjes së përkohshme për pesë ndërmarrje në likuidim

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt me ç’rast u informua lidhur me zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e AKP-së nga menaxhmenti.

Sipas komunikatës në këtë takim Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Shpërndarjes së Përkohshme për NSH “Betonjerka” (në likuidim), NSH “Zhupa Reqane Prizren” (në likuidim), NSH “Tehnoremont/Ekoplast” (në likuidim), NSH “IBG Batteries” (në likuidim).

Për më tepër në këtë mbledhje Bordi miratoi edhe rritjen e buxhetit për Ndërmarrjet Shoqërore në likuidim: a)  FAM, Viti; b) Lola Korporacija, Shtërpcë; c) IGK Ballkan, Suharekë; d)  Unimont, Prizren; dhe e) 17 Nëntori, Pejë.

Veç kësaj Bordi shqyrtoi dhe miratoi kërkesat për qiramarrje të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.

Të ngjashme