AKP-ja qet në shitje 75 asete të NSh-ve

Prishtinë | 28 Pri 2017 | 13:28 | Nga

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.32.

Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 32 përmban 75 njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

“Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin mars 2017, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore”, thuhet në njoftim.

Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.32 do të jetë dita e mërkurë 17 maj 2017. Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 24 maj 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme