AKP-ja shpall shitjen e 65 aseteve përmes likuidimit

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 14:31 | Nga

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.31. Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 31 përmban 65 njësi/asete.

Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

“Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin mars 2017, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSh-ve dhe komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.31 do të jetë dita e mërkurë, 19 prill 2017.

“Ofertat e mbyllura për njësitë e tenderuara duhet të dorëzohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve më 26 prill 2017, ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00 në Prishtinë (sipas kohës lokale të Evropës Qendrore ), dhe të shoqëruara nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, siç është parashikuar për secilin artikull. Të gjitha ofertat duhet të paraqiten në përputhje me rregullat e tenderit të zbatueshme për shitjet me likuidim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme