AKP miratoi shpërndarjen e 20% për 5 ndërmarrje shoqërore

Prishtinë | 22 Dhj 2023 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti mbledhjen e tij të rregullt me ç’rast u informua lidhur me raportet e auditimit për “Inex Sharr Planina Brezovicë”, auditimet e brendshme dhe planin strategjik dhe atë të punës së auditimit të brendshëm.

Bordi i Drejtorëve, pas diskutimit dhe shqyrtimit, miratoi shpërndarjen e mjeteve për Listat përfundimtare të punëtorëve të N.Sh-ve në vijim të përfituesve të 20%: 1. NSH “Treska”; 2. NSH “DES Bratstvo”; 3. NSH KB “Prekovci”; 4. NSH “OBUCA”; 5. NSH KB “Studençani”.

Në këtë mbledhje, Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Komisionit të Banesave, ku u trajtuan 13 raste, si dhe raportet e Komisionit për shqyrtim të kërkesave për përcaktim të statusit të NSh-ve dhe aseteve të tyre për: 1) KPS/SDR-1527/PRN200 – Pushimorja për fëmijë dhe të rinj “Ganimete Tërbeshi”, në Beçiq të Republikës së Malit të Zi, e cila nuk bie nën administrim të Agjencisë dhe SDR 1535 – Vojvodina – Prishtinë, që bie nën administrimin e Agjencisë. Gjithashtu Bordi mori vendim që ndërmarrja PRN028 Stacioni i Veterinës të vendoset në likuidim.

Veç kësaj, Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi rekomandimet e menaxhmentit lidhur me qiradhënien e 229 – aseteve të NSh-ve në likuidim si dhe 2 – aseteve të NSh Inex Sharr Planina në Brezovicë.

Për më tepër Bordi i Drejtorëve pas shqyrtimit dhe diskutimit, miratoi propozimet e Autoritetit të Likuidimit për plotësime në shpërndarjet në likuidim për GJI055 – NSH “Fabrika e veglave dhe aparateve elektrike” dhe NSh “Nin Ramiz Sadiku”.

Bordi u njoftua edhe me dy raportet Përfundimtare të procesit të likuidimit nga AKP-ja: 1) PEJ207 NSh “Auto Moto Rival” në Klinë/Pejë dhe 2) PEJ054 Kooperativa Bujqësore “Zahaq” në Pejë, të cilat do të dërgohen në Dhomë të Posaçme sipas procedurave për mbyllje të NSH-së.

Të ngjashme