(E plotësuar) Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së ka autorizuar kryetarin e këtij subjekti, Behgjet Pacolli që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë të shohë mundësi e gjetjes së një zgjidhje për daljen nga kriza edhe jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.
Në mbledhjen e 4-të të Kuvendit të AKR-së, kryesisht është folur për përgatitjet për zgjedhjet lokale, megjithatë u diskutua edhe për bashkëpunim të këtij subjekti edhe jashtë koalicionit LAA.
Kuvendi i AKR-së, autorizoi Behgjet Pacollin që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe me kryesi të shoh mundësi të gjetjes së daljes nga kjo krize, edhe jashtë LDK-së dhe Alternativës, dhe kjo në interes të Kosovës.
Kërkesa e vetme e AKR-së është që vendi të ketë qeverisje gjithëpërfshirëse.
Përndryshe, edhe i nominuari për kryeministër nga PAN, paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një qeverisje më gjithëpërfshirëse, madje përmendi edhe AKR-në.
Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të AKR-së
Ka filluar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të AKR-së, ku pritet të vendoset lidhur me kandidatët për kryetar të komunave, por flitet se do të diskutohet edhe për bashimin e këtij subjekti me koalicionin PAN.
Përndryshe, edhe i nominuari për kryeministër nga PAN, paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një qeverisje më gjithëpërfshirëse, madje përmendi edhe AKR-në.
Takimi po mbahet pa pranin e mediave.(indeksonline)