AKR-ja mohon mundësinë t’i bashkohet PAN-it edhe nëse i sigurojnë 61 vota

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 07:57 | Nga

Aleanca Kosova e Re ka përjashtuar mundësinë që t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma, në çfarëdo kombinimi, shkruan sot Koha Ditore. Megjithatë ka diskutime brenda këtij subjekti se deri kur mund t’i qëndrojnë “besnik” koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.

Sipas burimeve të gazetës, AKR- ja mund ta braktisë koalicionin LAA, pas votimit të parë për mandatarin e Qeverisë.

“Pacolli ia ka thënë edhe LDK-së se herën e parë do të jetë me ta, pavarësisht a do të arrijë të zgjidhet Ramush Haradinaj kryeministër”, ka thënë burimi.

Mirëpo, nëse Haradinaj arrin t’i krijojë 61 numra, aq sa i duhen për t’u inauguruar kryeministër, nuk përjashtohet mundësia që AKR-ja t’i bashkohet në koalicion me PAN-in. “Kjo do të bëhej me qëllim që koalicioni të forcohet dhe të mos varet vetëm nga minoritetet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme