AKR-ja përmbyllë fushatën, kandidati i saj pret fitore në Prishtinë

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 17:59 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosova e Re ka mbajtur të premten fushatën përmbyllëse për zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor, raporton Ekonomia Online.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se kanë kandidatët më të mirë për asamble komunale, duke theksuar se vetëm me punë arrihet suksesi dhe qytetari do të vendos drejt më 17 tetor.

Tutje, Pacolli tha se AKR-ja ka programin më dinjitoz për zhvillimin e qytetit.

“Kësaj radhe ne kemi kandidatët dhe kandidatet më të mira për asamble komunale. Sa më tepër vota dhe të gjithë të jeni në asamble komunale. Ju e meritoni atë pozitë dhe komuna ka nevojë për pjesëmarrjen e juaj. Unë jam i bindur se ju edhe më tutje do të jeni mbrojtësit e interesave të qytetarëve. Vetëm me punë arrihet suksesi. Ne kemi bërë atë që kemi mundur dhe ditur dhe pjesa tjetër i mbetet qytetarit. Qytetari do të vendosë drejt që ju të jeni përfaqësues të qytetarit në zgjedhje komunale. Pikë tjetër e programi ka qenë ligji zgjedhor që pengon zhvillimin e zgjedhjeve të drejta. Prandaj implementimi i qendrave agro-ekonomike do të ishte më e drejta, mirëpo kemi humbur shumë vite. Dëshiroj që Gëzimi dhe ju si kandidatë ta mbroni natyrën. AKR ka programin më dinjitoz për zhvillimin e qytetit”, u shpreh ai.

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti ne takimin përmbyllës është zotuar se do t’i plotësojnë kushtet qytetarëve për përmirësimin e tyre.

Duke mos përmendur emra, Mehmeti tha se disa dashakeq për interesa të ulëta porosisin shantazh në interes të së keqes.

“Të jesh kandidat për qytetin në te cilën jeton familje është privilegj i madh. Kënaqësi më të madhe se të jesh kryetar aty ku të flenë shpirti nuk ka. Programi që është konceptuar me njerëz profesionistë që vijnë nga sektorë të ndryshëm bazohet në problemet në qytet. Nuk kemi konceptuar ide që bazohen në ëndrra. Qytetarët e Prishtinës meritojnë njerëz të pakorruptueshëm por që e duan qytetin. Programi “Smart City” dërgon drejt zhvillimit të qytetit. Mbi 903 projekte kemi realizuar. Ne do ta bëjmë një qendër monitoruese duke e bërë atë që se ka bërë askush. Qytetarët do të kenë qasje 24 orë në institucion. Jam i bindur që ju jeni ekipi më i mirë që ka pasur qytetit. Disa dashakeq për interesa të ulëta porosisin shantazh në interes të së keqes. Tash do të jemi edhe më të fuqishëm sepse kemi një ekip të fuqishëm. Votoni njerëz të devotshëm e të pakorruptueshëm dhe mos lejoni me qëllime të ulëta të ndikoheni “, u shpreh Mehmeti.

E nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Selimi në tubimin përmbyllës e ka nisur me falënderime për çdo qytetarë që i ka mirëpritur e dëgjuar për planprogramin qeverisës, duke theksuar se janë 900 projekte të implentuara ne komunë.

“Uroj që fjala e qytetarit kudo qe kemi takuar t’i falënderoj për mikpritjen. Mirëpo më duhet ti falënderoj edhe mediet që na kanë përkrahë që fjala jonë të arrij të te çdo qytetarë. Janë 900 projekte që janë implemtuar në komunën e Prishtinës”, u shpreh Pacolli.

Të ngjashme