Akreditohen dy drejtime të reja në UPz

Prizren | 06 Kor 2016 | 20:49 | Nga

Agjencia e  Akreditimit ka vendosur për akreditimin e dy programeve të reja në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Dy drejtimet e reja, Agrobiznes dhe Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit, do të funksionojnë në kuadër të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.

Këto programe janë komfor kërkesave të tregut, thuhet në një komunikatë shtypi të këtij universiteti.

AKA ka vendosur, po ashtu, për riakreditimin e programit Master në Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhimi i Turizmit në kuadër të Fakultetit Ekonomik.

Gjithashtu janë riakredituar edhe dy programet e Fakultetit të Edukimit, Programi Fillor dhe ai Parafillor.

Ditëve në vijim UPz do të hapë konkursin për regjistrim të studentëve të rinj në vitin akademik 2016/2017 në këto programet dhe në programet tjera ekzistuese, në Ekonomik, Filologji, Juridik dhe FSHK.

Në komisionet për hartimin e këtyre programeve kanë qenë profesorët Bekim Gashi, Isuf Lushi dhe Hysen Bytyçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme