Akreditohen dy programe studimi master në “Kadri Zekë”

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 11:56 | Nga

Në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim më 23.qershor u shqyrtuan raportet e vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë të akreditimit dhe riakreditimit institucional dhe të programeve të studimit në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë.

Pas shqyrtimit dhe analizës së këtyre raporteve Universiteti “Kadri Zeka” u riakreditua si Institucion publik i Arsimit të Lartë për periudhën e ardhshme trevjeçare duke plotësuar standardet dhe kriteret e vlerësimit dhe akreditimit.

Në këtë mbledhje të KSHC u akredituan edhe dy programe master në UKZ për periudhën trevjeçare: programi Master e-qeverisja dhe programi Master Qeverisja locale dhe Shoqëria demaokratike.

Po ashtu, bëhet e ditur se nga AKA janë riakredituar edhe dy programe bachelor të fakultetit ekonomik: Banka, financa dhe kontabilitet dhe programin Marketing.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme