Një aksident me fatalitet ka ndodhur në magjistralen në Pejë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë-Kosovës.
Këmbësori, i cili u godit nga vetura, ka vdekur në vend të ngjarjes.
“Viktima mashkull në moshë të shtyrë nga Malisheva është sjellë në QKUK pa shenja jete”, ka bërë të ditur Basri Lenjani, drejtor i Emergjencës.