Një aksident jo i zakonshëm ka ndodhur të dielën në orët e vona të mbrëmjes.
Një makinë me targa norvegjeze ka pësuar një aksident duke hyrë në ambientet e Lokalit Riga Accessories te Qafa, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale.
Në pamjet e Ekonomia Online shihet se ka filluar rinovimi i lokalit që nga fillimi për shkak të dëmit që i është bërë .
Njësitë policore kanë njoftuar se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.