Gjashtë persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës.
Si pasojë e përplasjes kokë më kokë të dy makinave, një ‘Benz’-i dhe një ‘ ‘Jeep’-i, gjashtë personat që ishin në të dy makinat janë plagosur, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Aksidenti ka ndodhur në të njëjtin vend u regjistrua një tjetër aksident me dy të plagosur ditën e djeshme.