Aksident i rëndë në Fier, lëndohet katër persona

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Libofshë, pranë fshatit Petove.

Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Range Rover” dhe një “Mercedes” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të lënduar.

Ata janë dërguar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Sipas burimeve, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe një radhë të gjatë automjetesh në këtë segment rrugor.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./A2Cnn

Të ngjashme