Kanë dalë detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Krujë – Fushë-Krujë.
Mësohet se të plagosurit nga përplasja e makinës me bordurën e karburantit janë Ilir Gega, Altin Vogli dhe Dorjan Hifi.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë për nxjerrjen e të rinjve nga mjeti i aksidentuar.
Policia në njoftimin e saj thotë se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë dhe mungesa e sinjalistikës, shkruan syri.net.