Aksident i rëndë në Ranillukë, katër të lënduar

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturash në kryqëzimin e fshatit Ropotovë, Ranillukë.

Sipas Policisë, deri të aksidenti ka ardhur pasi ngasësi i njërës veurë po voziste në gjendje të dehur.

Katër të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor pas aksidentit.

“Kryqëzimi i fshatit Ropotovë, Ranillukë 19.12.2021-20:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit duke drejtuar veturën e tij ka godit një veturë tjetër të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy vozitësit dhe dy pasagjer një mashkull dhe një femër kosovar/e të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme