Aksident i rëndë, vdes një i ri në Gostivar

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e aksidentit të rëndë ka humbur jetën një i ri nga Gostivari, Evzal Selimi.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

Ahmeti i ka shprehur ngushëllime familjes Selimi, teksa ka bërë thirrje për kujdes gjatë vozitjes.
Shkrimi i plotë nga Ali Ahmeti:

I gjithë Gostivari dhe të gjithë ne sot me pabesi e pranuam lajmin për ikjen e parakohëshme të Evzal Selimit nga kjo jetë si pasojë e aksidentit të tmershëm.
Ju lutem të bëni kujdes maksimal sepse pasojat janë fatale.
Ngushëllime familjes dhe dashamirëve të Evzali, qoftë i parajsës.

Të ngjashme