Një person i gjinisë mashkullore është ndarë nga jeta pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij dhe është përplasur në murin e një shtëpie në Shipashnicë të Epërme të Kamenicës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Fsh. Shipashnicë e Epërme, Kamenicë 08.01.2022 – 07:00. Një mashkull kosovar ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin ndaj veturës që e drejtonte duke u përplasur në murin e një shtëpie. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.