Aksident me të lënduar në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku të lënduar kanë mbetur dy persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni, ku si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar”, tha Ahmeti.

Ahmeti theksoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor dhe me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor.

Të ngjashme