Të hënën në fshatin Shtedim të Podujevës, është raportuar për një aksident komunikacioni në mes te dy veturave me targa vendore me ngasës meshkuj. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë pasagjerë, tre meshkuj dhe tri femra, si dhe të dy drejtuesit e veturave, njofton Policia e Kosovës. Të lënduarit pas marrjes së […]
Aksident mes dy veturave në Shtedime, lëndohen gjashtë pasagjerë

Të hënën në fshatin Shtedim të Podujevës, është raportuar për një aksident komunikacioni në mes te dy veturave me targa vendore me ngasës meshkuj.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë pasagjerë, tre meshkuj dhe tri femra, si dhe të dy drejtuesit e veturave, njofton Policia e Kosovës.
Të lënduarit pas marrjes së tretmanit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë liruar në shtëpi.
















