Aksident mes helikopterëve, vdesin 13 ushtarë francezë

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Trembëdhjetë ushtarë të Francës kanë vdekur në një aksident mes dy helikopterëve në kohën kur ata ishin angazhuar për t’i luftuar militantët në Mali të Afrikës. Kjo është humbja më e madhe e jetëve në ushtrinë franceze që nga fillimi i operacioneve në këtë shtet në vitin 2013.

Franca i ka angazhuar më shumë se 4500 trupa për të luftuar kundër militantëve islamikë në rajonin e Sahel-it, ku dhuna e militantëve të lidhur me Shtetin Islamik dhe Al-Qaeda-n është shtuar viteve të fundit.

“Presidenti njofton me pikëllim të thellë për vdekjen e 13 trupave franceze në Mali në mbrëmjen e 25 nëntorit në një aksident mes dy helikopterëve të tyre gjatë një operacioni kundër xhihadistëve”, thuhet në deklaratën e zyrës së presidentit francez, Emmanuel Macron.

Militantët po i shfrytëzojnë pjesët qendrore dhe veriore të Malit për të nisur sulme në rajonin e mbizotëruar nga shkretëtira, shkruan “Reuters”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme