Aksident mes një veture dhe motoçikletës në Prishtinë, lëndohet një person

Prishtinë | 12 Maj 2026 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së kryeqytetit Enis Pllana, deklaroi se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillarestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.

Të ngjashme