Ekonomia Online
FUNDIT

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin e tetë, ku janë përfshirë tri automjete. Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova,ku sipas tij se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime. I lënduari është dërguar menjëherë në spital […]

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin e tetë, ku janë përfshirë tri automjete.

Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova,ku sipas tij se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime.

I lënduari është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

“Sot rreth orës 13:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen Pejë-Rugova, në kilometrin e tetë, në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.”, tha Rugova.

Të ngjashme