Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në rrugën “Kukësi” në Prizren ka ndodhur një aksident komunikacionit, ku janë lënduar dy persona.
“Raportohet për një aksident trafiku me përfshirjen e një automjeti me tabela vendore dhe vozitës të dyshuarin mashkull K/turk, si dhe një motoçikleta pa tabela me drejtues dhe pasagjer viktimat meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore marrin drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës, të cilët janë në trajtim mjekësor në spitalin rajonal Prizren”, thuhet në raport.