Policia njofton se në Autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren të martën ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një kamioni, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe me veturën BMË të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar, ku si pasojë në vendngjarje ka vdekur pasagjeri i veturës, vdekjen të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, njofton Policia.
Sipas Policisë, lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i kamionit.