Një polic ka pësuar lëndime të lehta trupore në një aksident që ka ndodhur në Dollc të Klinës.
Sot në mëngjes një veturë e policisë është aksidentuar me një veturë udhëtarësh në Dollc.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Xhevat Ibra, ka thënë për portalin Koha.net se zyrtari policor ka kërkuar ndihmë në spitalin e Klinës, por ka lëndime të lehta trupore.