Tre persona janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në komunën e Ferizajt.
Sipas Policisë së Kosovës, të lënduarit janë dërguar në emergjencë për të marrë trajtim mjekësor.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në emergjenten e Ferizajt për trajtim mjekësor”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.