Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fier-Seman ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme i mituri i moshës 14 vjeç, si dhe është plagosur nëna e tij, M.B., 36 vjeçe.
Ngarja e rëndë ndodhi rreth orës 9.20, në afërsi të fshatit Çlirim, ndërkohë që makina drejtohej nga shtetasi R.S, 20 vjeç, banues në Dërmënas. Drejtuesi i mjetit, pas përplasjes është larguar nga vendngjarja, por u kap nga shërbimet e policisë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë, raporton Tch.