Aksident në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, ku të përfshira kanë qenë një motor edhe një veturë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur se nga ky aksident i lënduar ka mbetur një person.

“Në ora 15:30 në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motori dhe një veture. Një person është lënduar dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme