Aksident në Gjakovë, një i vdekur e katër të lënduar

Gjakovë | 01 Tet 2018 | 21:19 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Bec të Gjakovës. Ku si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur kurse katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Policia Rajonale e Gjakovës. Zyrtarja për informim e këtij rajoni, Lirije Podrimaj ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë gjetur automjetin e tipit “Golf 2”, ku brenda tij kanë qenë pesë persona.

Sipas saj, pas daljes së mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes, ngasësi ishte gjetur pa shenja jete.

Më tutje, Podrimaj thotë se katër personat e tjerë janë dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

Mësohet se viktima është E.I, i lindur më 1999, (19 vjeç).

Podrimaj ka shtuar se me urdhër të prokurorit dhe me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes dhe nuk është dorëzuar në autopsi.

Ky është aksidenti i dytë brenda 10 ditëve që ndodh në rajonin e Gjakovës. Në aksidentin që ndodhi më 23 shtator në orët e mbrëmjes, në rrugën Gjakovë-Klinë, përkatësisht në fshatin Meqe të Gjakovës, një fëmijë rreth 5 vjeç mbeti i vdekur në vend të ngjarjes; kurse nëntë persona u lënduan, përfshirë disa fëmijë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme