Aksident në Gllarevë të Klinës, tre të lënduar

Prishtinë | 20 Nën 2025 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në Gllarevë të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi deklaroi se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Sipas informacioneve janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe po e heton rastin”, theksoi ai.

Të ngjashme