Një tjetër aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rrugëve të Kosovës.
Në magjistralen Pejë – Prishtinë, saktësisht në Gllarevë, tri vetura janë përfshirë në një aksident ku kanë mbetur të lënduar tetë persona.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 të së hënës.
Ditëve të fundit ka pasur numër të shtuar të aksidenteve në trafik.
Vetëm dje, e diel, në dy aksidente të ndara kanë pësuar me jetë gjashtë persona.