Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur para pak çastesh në Jashanicë të Klinës, raporton Gazeta Express.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ndërsa aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.
Këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën Express, Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale në Pejë.
“Ka ndodhur aksident mes dy veturave, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë duke u dërguar për trajtim mjëksor në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, tha Gashi për Express.
Ndërkohë me rastin po merret policia.