Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 05.30 të mëngjesit në Thumanë të Krujës, ku një furgon mallrash është përplasur është përplasur me mjetin tip BMW me drejtues V.M. 41 vjeç, banues në Maqedoni.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i furgonit, Z. T, 38 vjeç, në spitalin ushtarak të Tiranës. Të plagosur kanë mbetur E.D. 34 vjeç, banues në Kukës, pasagjer në mjetin tip furgon, V. M. 12 vjeç, B. M. 9 vjeç që janë fëmijët e drejtuesit të BMW) dhe F. M. 63 vjeçe,e ëma e drejtuesit të mjetit tip BMW) banues në Maqedoni, pasagjerë në mjetin tip BMW të cilët ndodhen ne Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën, shkruan Top Channel.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.