Policia e Shqipërisë ka njoftuar se në një aksident trafiku që ka ndodhur në aksin rrugor Interurban dytësor Lezhë-Shkodër, në afërsi të Kryqëzimit të Kodhelit me Gjadrin – Lezhë, jetën ka humbur një shtetas kosovar ndërsa vëllai i tij ka pësuar lëndime trupore.
“Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i mjetit Volkswagen shtetasi B.F. 39 vjeç , banues në Kosovë si dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet , vëllai i drejtuesit , shtetasi B.F. 37 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale të këtij rasti i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.