Shqipëria ka shtuar sigurinë pas sulmeve në Evropë

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 16:55 | Nga

Policia në Shqipëri thotë se i ka shtuar masat e sigurisë në vend, pas kërcënimeve dhe sulmeve terroriste në Evropë.

Në kumtesën e sotme, policia tha se e ka shtuar praninë në qytete dhe i ka rritur masat e sigurisë në ngjarje me masë të madhe të njerëzve, në qendra tregtare, zyre dhe rezidenca diplomatike dhe në objekte të tjera.

Në hapësirat kufitare dhe vendkalime parashihen edhe monitorime sekrete.

Policia, po ashtu, tha se zyrtarët antiterrorë “në mënyrë intensive që t’i kenë nën kontroll personat e rrezikshëm ose ata me tendenca radikale dhe lidhjet e tyre”.

Shqipëria, me popullatë shumicë myslimane dhe me minoritet të konsiderueshëm të të krishterëve, deri tash nuk ishte në shënjestër të ndonjë sulmi terrorist, raporton agjencia AP nga Tirana.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme