Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Ribadh të madh në komunën e Lipjanit.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili shtoi se një 59 vjeçar në cilësinë e këmbësorit është goditur nga një veturë.
Ai theksoi se si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë në QKUK, njofton Klan Kosova.
Njësia policore e trafikut rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminimet e duhura si dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave që kanë sjellë deri tek aksidenti.