Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, në fshatin Penuhë të Podujevës.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, të cilat kanë pësuar dëme materiale, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se si pasojë e këtij aksidenti, edhe një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Lajmin e ka konfirmuar Arlinda Rexhepi, nga zyra për informim e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës.
“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 16:10 në fshatin Penuh ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale, ku të përfshira janë dy vetura, si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime të lehta”, u shpreh Rexhepi.