Aksident në mes të një kamioni dhe një veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka edhe të lënduar

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Disa persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:45, në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture.

“Rreth orës 12:15 në kilometrain e 45-të të autostradës është raportuar një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira janë një kamion dhe një veturë. Njësiti kompetent për menaxhim trafiku në autostrada po merret me rastin”

Të ngjashme