Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve, mëngjesin e sotëm në rrugën Podujevë -Shajkovc.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në polici për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Podujevë -Shajkovc. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.