Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku, mbrëmë në Prizren.
Policia e Kosovës njofton se aksidenti kishte ndodhur në mes të një traktori, kamioni dhe një veture, nga të cilat kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa një i dyshuar është dërguar në mbajtje.