Aksident në qendër të Gjakovës, lëndohet një person

Prishtinë | 03 Jan 2023 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën rreth orës 13:20 në qendër të Gjakovës, me ç’rast lëndime trupore ka pësuar një person.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, personi i lënduar është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

“Një aksident ka ndodhur në afërsi të Pallatit të Kulturës në Gjakovë, ku janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre taksi. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:20 në rrugën ‘UÇK’. Deri më tani një person është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa Njësia rajonale e komunikacionit rrugor është duke e trajtuar rastin në fjalë”, ka thënë Elezaj. 

Të ngjashme