Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën e Gërmisë në Prishtinë.
Në aksidentin i cili ka ndodhur te shkolla e mesme “Gjin Gazulli”, një person është lënduar, ndërsa policia e trafikut i është përgjigjur këtij aksidenti dhe po merret me procedurat e mëtejme, transmeton Indeksonline.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. Besohet se shkaktari i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara në këtë rrugë, që sidomos gjatë verës, ka frekuentim të madh.