Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën i riu nga Kosova

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 11:08 | Nga

Një 33 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën paraditen e sotme gjatë një aksidenti në “Rrugën e Kombit”, pranë tunelit të Kalimashit.

Sipas informacioneve të para nga blutë e qytetit rajonal, 33-vjeçari që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me trafikndarësen, e cila ka rezultuar fatale.

Raportohet se i riu nga Kosova po udhëtonte për në Tiranë. Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi identitetin e viktimës, ndërsa ndodhet në vendin e ngjarjes për hetime të mëtejshme, raporton Panorama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme