Sot rreth orës 10:00 në rrugën Pejë-Rugovë ka ndodhur një aksident midis dy veturave ku edhe është lënduar një person.
Sipas policisë, personi i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore është dërguar në spital për trajtim mjekësor, njofton Klan Kosova.
“Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një aksident midis dy veturave në rrugën Pejë-Rugovë. Një preson është i lënduar lehtë dhe është dërguar në spital”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.