Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Bresalc. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan.
Aksidenti ka ndodhur para pak minutash mes dy veturave, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, ismet Hashani.
“Një person është sjellë në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërsa me rastin po merret policia”, tha Hashani.